Maqedonia e Veriut dhe tërë Ballkani Perëndimor duhet ta shfrytëzojë momentin pozitiv për të ecur përpara në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo është porosia e ambasadorit të BE-së në Shkup, David Geer.

“Kuptohet që liderët e qeverive, liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në fakt pas zgjedhjeve evropiane treguan angazhim se vizioni i tyre strategjik në pesë vitet e ardhshme do të jetë edhe procesi i zgjerimit. Kështu që, mund të them se procesi i zgjerimit mbetet prioritet kryesor gjithashtu edhe për strukturën e ardhshme të institucioneve evropiane. Kështu që, nuk shoh këtu kurrfarë ndryshimi.

Çështja e vetme që mund ta shtoj është se në këtë moment me të vërtetë ekziston moment i madh dhe mundësi e madhe që të mundet Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë në kontekst të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha David Geer, ambasador i BE-së në Shkup

Ndryshe, qytetarët e 27 vendeve anëtare të BE-së, prej 6 deri më 9 qershor votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian për një mandat pesëvjeçar. Ndonëse në këto zgjedhje është vërejtur rritje e ndjeshme e partive të së djathtës ekstreme, partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe majtë, Partia Popullore Evropiane dhe Social-Demokratët janë renditur në vendin e parë dhe të dytë./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Geer: Në psesë vitet e ardhshme procesi i zgjerimit është me prioritet në BE, Maqedonia e Veriut të shfrytëzojë këtë mundësi appeared first on Telegrafi.