Euroambasadori në vend, Dejvid Geer sonte në një intervistë për “Top tema” në TV Telma thotë se ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë kërkesa e fundit e BE-së, por se vendi duhet të përqendrohet në reforma, veçanërisht në sundimin e drejtësisë.

“Ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë kërkesa e fundit për këtë vend. Ne do të kërkojmë nga ky vend që në çdo hap të bëjë reforma. Me rëndësi është që kërkesat të jenë të bazuara në reforma. A bëtë reforma në sundimin e drejtësisë, në mjedisin jetësor dhe në të gjitha ato sfera. Aty duhet të jetë fokusi, e jo kërkesat dypalëshe të përfshihen në proces”, tha Geer.

Për atë a është e mundur që ndryshimet kushtetuese të miratohen deri në nëntor, Geer tha se çështja se si tani të bëhet përparim është e madhe.

“Çështja tani është nëse vendi mund të jetë i bashkuar në programin e reformës së BE-së, për të shkurtuar hendekun politik, për të ecur përpara me vendosmëri. Kur shikoni vendet e tjera si Kroacia apo Sllovenia, të gjitha ato vende që u bashkuan së fundmi, përvoja e tyre ishte se grupet politike u bashkuan edhe pse ishin shumë të ndara në shumë fusha, për këtë çështje ata punuan së bashku për të arritur një qëllim të përbashkët – anëtarësimin në BE. Besoj se e njëjta gjë duhet të zbatohet edhe këtu për ndryshimet kushtetuese. Por ky është vetëm fillimi, sepse atëherë çdo hap i rrugës duhet të jetë me një angazhim të përbashkët për të ecur përpara”, thotë Geer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

A është optimist se ndryshimet në Kushtetutë do të ndodhin deri në nëntor, Geer tha se ndryshimet kushtetuese do të jenë përgjegjësi e çdo anëtari individual në Kuvend.

“Atë që do tua thoja atyre, është se ata do të duhet të vendosin vetë për veten. Ta shohin fotografinë e madhe, të shohin cili është interesi kombëtar dhe të vendosin në bazë të atij. Vlerësoj se nëse njerëzit e shohin këtë çështje të madhe, jam optimist se mund të ecim përpara”, theksoi Geer.

Në pyetjen nëse me regjistrimin e ndryshimeve kushtetuese në kornizën negociuese BE-ja ka ndikuar në thellimin e krizës politike në vend, thotë se ajo që ndodhi në korrik të vitit të kaluar ka qenë depërtim për shtetin.

The post Geer: Ndryshimet kushtetuese janë përgjegjësi e çdo deputeti appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";