“Jeni në pozitë më të fortë nëse jeni brenda procesit”, tha ambasadori evropian David Geer, duke shtuar se Maqedonia mund të tërhiqet nga negociatat për anëtarësim në çdo kohë nëse ekziston një vullnet i tillë në vend.

Sipas Geer, Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij gjatë procesit të negociatave, të mos ketë kërkesa që nuk janë legjitime.

“A do të jetë e mundur të ndalet procesi dhe të thuhet se nuk duam të negociojmë për këtë? Është krejtësisht e drejtë të thuash jo. A do mund të negociohet diçka më e mirë? Kjo duhet të mendohet, por për mendimin tim, provat nuk shkojnë në në atë drejtim”, tha euroambasadori David Geer, informon Alsat.

Geer theksoi se nuk ushtron presion, sidomos në këto momente kur, siç thotë ai, në vend po zhvillohet një debat i vështirë dhe i polarizuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai megjithatë mbrojti propozimin francez.

Ai pohon se procesi i negociatave fillon me Konferencën e parë Ndërqeveritare, me fazën e skriningut, ndërsa Konferenca e dytë Ndërqeveritare do të fillojë pasi në Shkup të ndryshohet Kushtetuta dhe përfshirjes së bullgarëve në të.

Euroambasadori siguron se gjuha maqedonase në kornizë ka formulim të qartë, pa shpjegime shtesë, ndërsa këtë e thotë edhe ambasadori austriak.

“BE-ja, përfshirë Bullgarinë, do të vendosin që legjislacioni të përkthehet në gjuhën maqedonase. Pikë”, u shpreh George Vucas – ambasador i Austrisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kohë më parë edhe përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratsin, theksoi se kompromisi nuk është i përsosur, por nuk mund të dihet nëse në të ardhmen do të ketë propozim më të mirë.

The post Geer: Maqedonia edhe mund t’a ndaloj procesin negociues me BE-në, por nuk e di a do të ketë më propozim më të mirë se ky francez appeared first on Telegrafi.