Geer: Kemi shpresa se negociatat e Maqedonisë me BE-në do të fillojnë gjatë kryesimit francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kemi shpresa të larta se më në fund do të fillojnë negociatat e Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kjo gjatë kryesimit francez me BE-në, deklaroi sot euroambasadori në vend, David Geer në konferencën “Votat bullgare për Evropën”, që mbahet në pres klubin kombëtar të BTA-së në Shkup.

Geer para pjesëmarrësve në konferencë, e cila është pjesë e debateve në Konferencën për ardhmërinë e Evropës, theksoi se institucionet e BE-së janë fuqimisht të përkushtuar në avancimin e procesit të zgjerimit me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe theksoi se jashtëzakonisht i vlerësojnë përpjekjet që i kanë bërë të gjitha palët për lëvizjen e këtij procesi.

“Suksesi është në interes të këtij vendi, të Shqipërisë, dhe gjithsesi edhe të rajonit më të gjerë edhe të vet BE-së”, tha Geer.

Duke folur për Konferencën për ardhmërinë e Evropës, Geer përmendi se në të janë përfshirë edhe qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Përkujtoi se delegacioni i BE-së ka organizuar gjashtë debate në këtë temë, me fokus tek të rinjtë.

Advertisement

“Ballkani Perëndimor është Evropë, Ballkani Perëndimor i takon Evropës dhe jemi të bindur se në interes tonë të përbashkët është ta vazhdojmë procesin e zgjerimit pa anulime të mëtejme. Kjo nuk është vetëm prioritet strategjik për partnerët në rajon, por edhe prooritet i jonë jo vetëm për shkak të luftës, por edhe për shkak të presionit që e shihni në kontekst të asaj lufte dhe për shkak të lidhjeve të gjata historike, sociale dhe ekonomike që na lidhin”, tha euroambasadori.

Geer përmendi se është shumë me rëndësi të mbahen mend rrënjët e BE-së, prej ku ka filluar, prej ku vijnë, duke shtuar se shumë lehtë është të lihen anash arritjet e Unionit – paqja, prosperiteti, tregu i vetëm, vlerat demokratike dhe respektimi i dallimeve, si dhe vet procesi i zgjerimit.

“Gjithsesi po ballafaqohemi me sfida, krizën financiare në vitin 2008, pandemia, tani është lufta ruse në Ukrainë, të gjithë këto punë duken të parashikueshme, por nuk janë, dhe në BE po zhvillohen diskutime intensive dhe treguam unitet dhe shpejtë po lëvizim përpara. Ky diksutim është proces shumë i rëndësishëm dhe ky është kontrasti i asaj që Rusia e bën në Ukrainë, e ajo është ta përcaktojë ardhmërinë e Ukrainës pa kurrëfarë konsultimesh”, tha Geer.

Ai shtoi se përkushtimi i Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimit është vërejtur në zgjedhjen strategjike që e ka bërë vendi me përkrahjen e rezolutës për dënimin e agresionit rus në KB.

Advertisement

Ai përkujtoi se konkludimet nga Konferenca për ardhmërinë e Evropës do të prezantohen në shtator nga ana e kryetares së KE-së, Ursula fon der Leyen.

Në konferencë mes tjerëve ka marrë pjesë edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, i cili përmendi se për Evropën është me rëndësi ta konsolidojë bërthamën e saj, por njëjtë me rëndësi është të shikojë jashtë kufijve të saj, jashtë 27 vendeve anëtare dhe të kërkohen mundësi për zgjerim.

The post Geer: Kemi shpresa se negociatat e Maqedonisë me BE-në do të fillojnë gjatë kryesimit francez appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy