Gazetarët e Maqedonisë po krijojnë një Kod të ri Etike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin për Media dhe Këshillin për Etikë në Media filluan një iniciativë për ndryshimin e Kodit të vjetër të Etikës për gazetarët i miratuar më 14 nëntor 2001. Kodi i ri duhet t’i përshtatet nevojave moderne të medias dhe dixhitalizimit.

Drejtoresha e Institutit për Media, Biljana Petkovska thekson se Kodi i ri i Etikës për gazetarët dikton epokën e re dhe digjitalizimin.

“Duhet të krijohet një Kod i ri Etike për gazetarët që do t’i përgjigjet kohërave të reja dhe do t’i ndihmojë gazetarët, t’i mbrojë ata dhe me vetë procesin e përfshirjes së të gjithë gazetarëve dhe profesionistëve të medias siç është parashikuar në projekt. Mendoj se bashkërisht po dërgojmë mesazh që si gazetarë jemi të përkushtuar që puna jonë të jetë cilësore, të përmirësojmë vazhdimisht standardet me të cilat punojmë dhe në këtë mënyrë të tregojmë llogaridhënie ndaj publikut dhe përgjegjësi për atë që bëjmë si profesionistë”, tha Petkovska mbrëmë në Veles.

Për këtë iniciativë është marrë mbështetje financiare nga IREX, organizata amerikane me seli në Uashington, e cila punon në vend prej pesë vitesh, e cila së bashku me Institutin e Mediave, që nga viti 2001 punon për edukimin mediatik në arsimin fillor dhe është tani në përgatitje me edukimin mediatik për përfshirjen e shkollave të mesme.

Advertisement

Petkovska informon se është formuar grup punues nga të trija organizatat mediatike në vend, të cilat janë shtyllat mbështetëse të iniciativës.

Grupi i punës ka zhvilluar tashmë disa takime dhe është bërë një analizë e situatës për Kodin ekzistues.

Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekulovski, u bëri thirrje gazetarëve dhe mediave me sugjerime dhe propozime që të përfshihen aktivisht në krijimin e Kodit të ri të Etikës, duke theksuar se mund ta plotësojnë pyetësorin që gjendet në ueb-faqen e SHGM.

The post Gazetarët e Maqedonisë po krijojnë një Kod të ri Etike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy