Gazeta franceze dhe demokristiane “La croix” shkruan se Maqedonia e Veriut do ta zbatojë regjistrimin e popullsisë.

Regjistrimi i cili nuk u mbaj për 19 vite për shkak të tensioneve politike, sipas gazetës franceze, më në fund do të mbahet në prill për shkak se më 21 janar shumica e miratoi Ligjin për regjistrimin e popullsisë.

Gazeta shkruan se deri tan askush nuk mund të japë numër të saktë se sa numër ka vendi, por sipas numrit zyrtar të Entit Shtetëror për Statistika numri është 2.07 milionë.

Siç raportojnë nga MIA, gazetarja e kësaj gazete Marie Veridie, operacioni i ashtuquajtur “regjistrim” është i ndjeshëm ose shpërthyes. Ajo thotë se ligji është votuar më 21 janar me një shumicë të vogël me 62 vota nga 120 deputetë dhe se partia e djathtë e OBRM-PDUKM-së bojkotoi votimin dhe se kjo parti do të organizojë peticion për ta anuluar votimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas gazeta sqaron se sipas Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetuta në Maqedoninë e Veriut garanton të drejta për pakicat që janë mbi 20%./Telegrafi/

The post Gazeta franceze “La Croix”: Më në fund Maqedonia e Veriut do ta numërojë popullatën appeared first on Telegrafi.