Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Nives Tiganj, ambasadore e Republikës së Kroacisë, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit të RMV-së.

U shpreh kënaqësia nga takimi ndërmjet përfaqësuesve të dy shteteve ike dhe të afërta, të cilat nuk kanë çështje të hapura reciproke.

Gashi shprehu mirënjohjen e madhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep perspektivës evropiane të vendit tonë.

“Rruga e reformës së vendit vazhdon, duke përfshirë përafrimin me slacionin evropian. Duhet të veprojmë si evropianë para se të jemi pjesë
e BE-së”, tha Gashi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupet e miqësisë, theksojnë nga atje, funksionojnë në të dy dhomat legjislative, si konfirmim i përkushtimit për bashkëpunim më të ngushtë ndërparlamentar dhe marrëdhënie miqësore. Marrëdhëniet politike dhe të biznesit janë gjithashtu të shkëlqyera dhe ne veprojmë si aleatë të NATO-s.

“Kroacia tashmë ka ndjekur rrugën që ne duhet të ndjekim dhe prandaj përvojat dhe praktikat e saj janë të mirëseardhura.

Bashkëbiseduesit ishin në pajtim që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes evropiane, së bashku me të gjitha problemet e tij, të cilat do të zgjidhen atje”, thuhet në njoftim./Telegarfi/

The post Gashi-Tiganj: Duhet të veprojmë si evropianë para se të jemi pjesë e BE-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";