Gashi: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të çojë deri në fund mandatin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi beson se Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e cila pritet të votohet këtë muaj, do të çojë deri në fund mandatin e saj, deri në vitin 2024, meqë sipas tij koalicioni i ri nuk synon zgjedhje të parakohshme.

Gashi, i cili nga opozita i është bashkuar Lidhjes Social Demokrate në pushtet, thotë se hyrja e Alternativës në Qeveri është në interes të shqiptarëve dhe vendit meqë Maqedonia e Veriut pret hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për “KosovaPress”, kryetari i partisë Alternativa, e cila me 4 deputetë te saj pritet të bëjë 64 numra të shumicës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, thotë se kjo parti është parë si mundësi për zgjidhje të krizës politike e cila sipas tij do të kishte pasoja në bisedimet e shtetit me Bullgarinë.

“64 numra janë të mjaftueshëm për të çuar këtë agjendë deri në fund, sidomos për shkak të këtyre sfidave që po i numërojmë që i kemi si shtet, por natyrisht në politikë asnjëherë nuk mund të këmbëngulni apo ta dini se çfarë ju ndodh nesër, janë zhvillime dinamike, rajonin e kemi të tillë, vendet janë të reja në demokraci, prandaj nuk mund të them me garanci të madhe se çfarë do të ndodh, por logjika politike ma thotë se asnjë subjekti politik të kësaj shumice prej 64 deputetëve nuk ju konvenojnë zgjedhjet deri në vitin 2024, andaj unë shpresoj dhe besoj që kjo qeveri të zgjasë deri atëherë dhe ne të mundohemi të bëjmë sa më shumë punë të mira për qytetarët e pastaj në zgjedhje ata të vendosin të votojnë për ne, të na japin besim apo të na dënojnë”, thotë Gashi.

Advertisement

Vendimi i Alternativës për të hyrë në Qeveri është kritikuar nga Aleanca për Shqiptarët, parti kjo në opozitë e me të cilën Gashi ishte në koalicion.

The post Gashi: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të çojë deri në fund mandatin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy