Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se nuk kanë hequr dorë nga modeli që presidenti i ardhshëm të zgjidhet në Kuvend dhe ai të jetë shqiptar.
Në DailyClick, Gashi thotë se megjithatë një shqiptar në Vilën Vodno mund të vijë edhe nëpërmjet modelit aktual, me zgjedhje nga qytetarët.
Sipas tij, nëse do të ishte një person që ia do të mirën vendit dhe punon në interes të qytetarëve, atë do ta votonin edhe maqedonasit.
“Mund ta votojnë edhe maqedonasit”, tha Gashi duke shtuar se edhe zgjedhja në Kuvend do të mundësohej me 2/3 e votave.
Ai ka folur edhe për lojërat e fatit, ku tha se, betejën do ta bëjnë deri në fund që kazinotë të hiqen krejtësisht ose siç thotë, të vendosen në hotele me pesë yje. Gashi tha se nga bixhozi janë shkatërruar shumë familje.
“Një pjesë shumë e madhe, do të zgjidhen si çështje dhe pastaj ne do ta bëjmë betejën deri në fund që kazinotë ose të hiqen krejtësisht ose të vendosen në hotele me pesë yje”, tha Gashi.
The post Gashi: President shqiptar mund të kemi edhe me modelin aktual, nëse e votojnë edhe maqedonasit appeared first on Telegrafi.