Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, në një intervistë për “TV Shenja”, duke folur për tragjedinë në Tetovë, tha se një ministrit të cilit për tre minuta i është djegur një spital është dashur menjëherë të jep dorëheqje dhe të mos diskutohet ajo.

Ai tha se ata si opozitë do ta ngrenë zërin duke përdorur mekanizmat që i kanë në dispozicion.

“Mendojë se kemi të bëj me vetëdije dhe ndërgjegje që ka të bëj me pushtetit”, tha Gashi.

Sa i përket zërave se opozita po e keqpërdor rastin, Gashi tha se është detyrë ta ngrenë zërin që në të ardhmen mos të ndodhin raste të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne asnjëherë nuk kemi parë që dikush të dënohet. Kur nuk ka llogari, kjo për kriminelët është derë e hapur që të vazhdojnë me gjëra të këqija. Prandaj, mendojë se nuk kemi të bëjmë me trysni që ta keqpërdor opozita, por, trokitja në nderën e ndërgjegjes e një njeriu nuk mund të bëhet e vrazhdë. Ose e kanë ose nuk e kanë”, u shpreh Gashi.

The post Gashi për tragjedinë në Tetovë: Dorëheqja e Filipçes është dashur të pranohet menjëherë appeared first on Telegrafi.