Gashi: Pavarësisht trazirave në VLEN, shumica parlamentare është e qëndrueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht nëse dikush del apo hyn për shkak të trazirave në koalicionin VLEN, deklaroi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një intervistë për Radion Evropën e Lirë.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në afati të rregullt si dhe se ligjin e ri për përfaqësim të drejtë e pret deri në fund të muajit.

“Mendoj se nuk ka nevojë për panik, shumica është e qëndrueshme, mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë pavarësisht nëse dikush hyn apo del. Mendoj, nuk do të ketë një ndryshim të madh në numrin e deputetëve. Shumica është shumë e qëndrueshme, tashmë kemi rreth dy të tretat. Nga ana tjetër, zgjedhjet lokale po afrojnë, por nuk mendoj se duhet të jemi gjithmonë aq të kapur nga ethet dhe adrenalina zgjedhore, sa të duhet të bëjmë zgjedhje për gjithçka. Zgjedhjet lokale duhet t’i kuptojmë nga natyra e tyre, siç janë në thelb. Flitet për kanalizime, ujësjellës, rrugë më të pastra, ndriçim dhe mendoj se nuk duhet politikën e lartë ta vendosim në pjesën e zgjedhjeve lokale, në zgjedhjet që vijojnë, në këto zgjedhje të rregullta. Kështu që nuk do t’i vendosja në të njëjtën paralele, kjo shumicë parlamentare, mendoj se duhet të vazhdojë deri në fund të mandatit, për t’i dhënë stabilitet politik qytetarëve, që Kuvendi, qeveria të vazhdojnë punën e tyre. Zgjedhjet lokale janë një tjetër temë”, tha Gashi.

The post Gashi: Pavarësisht trazirave në VLEN, shumica parlamentare është e qëndrueshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy