
Lidhur me ngjarjet aktuale që kanë të bëjnë me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, pasdite nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit thonë se nëse përmes procedurës gjyqësore konfirmohen konstatimet, atëherë Kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim.
“Duke e respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe pavarësinë e organeve gjyqësore, Kryetari i Kuvendit përmbahet nga çdo koment i parakohshëm. Prioriteti kryesor është t’u mundësohet institucioneve kompetente të përfundojnë punën e tyre pa kurrfarë presionesh apo ndikimesh. Megjithatë, nëse konstatimet konfirmohen përmes procedurës gjyqësore, Kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim”, theksohet në kumtesën e Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.
Përgjegjësia për ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetit të institucioneve është prioriteti kryesor dhe detyrimi që nuk mund të ketë kompromis.
Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, sot në një deklaratë për mediat tha se me këtë rast i është dhënë një goditje e rëndë Komisionit dhe se Kryetarja e Komisionit duhet të japë dorëheqje nga funksioni, sepse në këtë mënyrë ajo ende po e infekton institucionin. Sipas Ivanovskës, në lëvizje tani është organi legjislativ para të cilit përgjigjen edhe kryetarja edhe anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit.
The post Gashi: Nuk planifikojmë ta shkarkojmë Dimitrovskan, derisa nuk ka vendim gjyqësor appeared first on Telegrafi.