Kryetari i partisë “Alternativa” Afrim Gashi, ka konfirmuar se është arritur shumicë e re prej 61 deputetëve, për të nisur iniciativën e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Në një deklaratë për “Klan Maqedoni”, ai tha se çdo detyrë opozitare ka detyrë që të mbështesë rrëzimin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot ka filluar iniciativa për të rrëzuar qeverinë aktuale. Ne si parti opozitare jemi nënshkruar në këtë iniciativë. Ky është hapi i parë. Sot e kemi dëshmuar se janë 61 deputetë. Mund të rritet ky numër”, tha Gashi.

Ai shtoi se nëse formohet qeveri e re, e cila do të jetë e orientuar drejt BE-së, do të jenë pjesë e saj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gashi: Nëse formohet qeveri e re me orientim euro-atlantik, do të jemi pjesë e saj appeared first on Telegrafi.