Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme Marina Dimovska, vizitën e punës në Berlin e filloi me takim me Anna Lührmann, Ministre e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve si në planin politik, ekonomik dhe më gjerë shoqëror, si dhe mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme gjermane për integrimet tona evropiane.

“Nga ana e presidentit Gashi posaçërisht u theksua roli proaktiv i Gjermanisë me inicimin e procesit të Berlinit dhe në muajin kur shënohet 10-vjetori i ekzistencës së saj janë të dukshme përfitimet për vendet pjesëmarrëse dhe qytetarët e tyre. Në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, u shpreh siguria për plotësimin e detyrimeve të brendshme të mbetura, me qëllim hapjen e grupit të parë me apel për parashikueshmëri më të madhe dhe një trajektore më të qartë lëvizjeje gjatë negociatave dhe respektim të rreptë me kriteret dhe kërkesat e Kopenhagës për anëtarësim”.

“Leerman shprehu qartë mbështetjen e saj të plotë për vendin dhe, si një mbështetës i fuqishëm i zgjerimit, vuri në dukje se përveç miratimit të ndryshimeve kushtetuese, është e një rëndësie të veçantë për vendet anëtare që vendi të tregojë progres në fusha kyçe si p.sh. sundimi i ligjit, reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për një rrjedhë më të sigurt të procesit të negociatave. Ajo e vlerësoi vendin si shembull të multietnicitetit dhe qasjes në zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë në fusha me interes të përbashkët. Gjermania mbetet një partner dhe aleat kryesor në realizimin e objektivave dhe prioriteteve tona strategjike dhe se procesi i bashkimit të Evropës në një kohë të polarizimit ekstrem global nuk ka alternativë tjetër”, thuhet në njoftim.

The post Gashi në takim me Luhrmann: Gjermania mbështet anëtarësimin tonë në BE appeared first on Telegrafi.