Gashi në takim me euroambasadorin e ri: RMV do të vazhdojë reformat e brendshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i uroi mirëseardhje ambasadorit të sapoemëruar evropian, Mihailis Rokas, në vend, duke shprehur besimin në kontributin e përbashkët në procesin e mëtutjeshëm për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në takimin e sotëm në Kuvend, kryetari Gashi dhe ambasadori Rokas shprehën pritjen që institucionet e BE-së, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian të mbajtura në qershor të këtij viti, të ruajnë notën pozitive sa i përket zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëbiseduesit iu referuan edhe nevojës për vazhdimin e reformave dhe përmbushjen e detyrave të brendshme, me qëllim të përmbushjes së kritereve për anëtarësim, veçanërisht në fushat kryesore. Kryetari Gashi theksoi se Kuvendi është i përkushtuar fuqishëm në zbatimin e reformave, veçanërisht në pjesën e harmonizimit me legjislacionin evropian dhe forcimin e rolit mbikëqyrës”.

“Ai shprehu gatishmërinë për të forcuar dhe futur dinamikë të re në bashkëpunimin dhe komunikimin midis Kuvendit të RMV-së dhe Parlamentit Evropian, më pas duke e theksuar rëndësinë e procesit “Zhan Mone”, nga i cili deri më tani kanë dalë dy
dokumente të rëndësishme për pushtetin legjislativ në vend – Kodi Etik dhe Rregullorja e re”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Në takim u shkëmbyen mendime edhe për nevojën e forcimit të dialogut politik në vend, duke pasur parasysh qëllimin e përbashkët të integrimit evropian, si përcaktim strategjik të vendit.

Ambasadori Rokas theksoi se qëllimi i tij është t'i ndihmojë vendit të bëjë hapa të dukshëm në këtë fazë të procesit të integrimit në BE. Ai e theksoi edhe rëndësinë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se kjo është mundësia për t'i forcuar kapacitetet për anëtarësim në BE të vendeve të rajonit.

The post Gashi në takim me euroambasadorin e ri: RMV do të vazhdojë reformat e brendshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy