Kreu i Alternativës, Afrim Gashi në një prononcim për TV21 tha se kandidati i opozitës shqiptare për president, Arben Taravari ka më tepër gjasa të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Gashi thotë se kjo vjen si pasojë e përçarjes së votës në LSDM.
“Sinqerisht, duke i parë rrethanat politike, duke e parë që në kampin e LSDM-së sidomos ka një shkapërderdhje të votës. LSDM-ja është shumë poshtë me rejting dhe aty në atë kamp do të ketë 2-3 kandidatë, nga ai trup votues, e dimë se kryetari i komunës së Kumanovës i përket atij trupi votues, jam shumë optimist se me një votë të përbashkuar të shqiptarëve, po të mos kishte BDI-ja kandidat, jam i bindur 1 milion për qind që do të kalonim në raundin e dytë, por edhe kështu mendoj se votuesit e BDI-së e kanë të qartë se kandidati jonë Arben Taravari ka shumë më shumë gjasa për raundin e dytë”, theksoi Gashi.
The post Gashi: Në LSDM ka shkapërderdhje të votës, Taravari ka më shumë gjasa të kalojë në raundin e dytë appeared first on Telegrafi.