Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se më 3 shtator do të vendoset në rend të ditës interpelanca ndaj tij.

“Në seancën e Kuvendit më 3 shtator do ta vendos në rend të ditës interpelancën për mua si kryetar i Kuvendit. Mendoj se kjo kërkesë nuk mban politikisht, por gjithsesi do të ketë diskutim”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët.

Në brifing me gazetarët Gashi foli edhe për disa raste, si lutja në Kuvend, rasti në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, por edhe shkuarja e tij në një dasmë në Kosovë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gashi: Më 3 shtator do të vendoset në rend të ditës interpelanca ndaj meje appeared first on Telegrafi.