Gashi: Jam deputet i Alternativës në kuadër të VLEN-it, mbetem besnik ndaj votuesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ritheksuar përkushtimin e tij ndaj votuesve që i kanë dhënë besimin në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, si përgjigje ndaj disa lajmeve se Gashi pritet të largohet nga koalicioni VLEN.

Duke komentuar rolin e tij si Kryetar Kuvendi, Gashi theksoi se angazhohet të veprojë në mënyrë të paanshme dhe të barabartë ndaj të gjitha grupeve parlamentare, në përputhje me detyrimet kushtetuese që i ngarkon funksioni i tij.

Në reagimin e tij, Gashi nuk la pa përmendur edhe përpjekjet e disa mediave për të krijuar, siç i quajti ai, “senzacione”, duke theksuar se konsistenca politike dhe morali politik mbeten udhërrëfyes të angazhimit të tij publik.

Reagimi i plotë:

Advertisement

Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar në zgjedhjet e 8 majit 2024. Pra, Afrim Gashi është deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN.
Natyrisht, nga detyra e Kryetarit të Kuvendit përpiqem të jem i barabartë për të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare, sepse kështu më ngarkon përgjegjësia kushtetuese dhe funksioni që e ushtroj.
Me këtë rast më duhet të sqaroj se, përkundër synimit për senzacion nga media të caktuara, konsistenca politike dhe morali politik vazhdojnë të jetë udhërrëfyes të angazhimit tim publik.
Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin!

The post Gashi: Jam deputet i Alternativës në kuadër të VLEN-it, mbetem besnik ndaj votuesve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy