Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot priti në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Në takim, siç njofton Gashi, është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane.

“Sot realizova takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.

Theksova bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm në nivel parlamentesh si dhe përkushtimin për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme”, njofton Gashi./Telegrafi/

The post Gashi-Fidan: Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë bashkëpunim të mirë në kuadër të NATO-s appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";