Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi tha se partia e tij është para një udhëkryqi të madh politik.

“Kryeministri kërkoi nga ne që ne të bëhemi pjesë e Qeverisë. Një javë më parë ne kishim tentim për ta rrëzuar këtë Qeveri. Duke e parë seriozitetin e situatës, jemi të detyruar e kemi obligim, edhe për shkak procesit që gjendemi, erdhëm ta dëgjojmë kryeministrin Zaev si të tejkalohet kjo krizë. Si e sheh ai Alternativën”, ka thënë Afrim Gashi.

Ai tha se ato kanë dy opsione, të cilat do të diskutohen në organet e partisë.

“I pari është bashkëngjitja në shumicën aktuale dhe e dyta është hyrja në Qeveri. Kam takime me Selën dhe me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Mickoski. Ne këto dy këto vështrime të ndryshme do t’i sjellim në organet e partisë të shohim se cila është zgjidhja. Cila është me më rëndësi për qytetarët, shqiptaret dhe për partinë Alternativa”, tha Afrim Gashi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Afrim Gashi tha se ata nuk do të futen në Qeveri nëse nuk do të jenë të sigurt se do të realizohen interesat e qytetarëve, shqiptarëve por edhe të partisë Alternativa./shenja/

 

 

The post Gashi: Do të diskutojmë në organet e partisë nëse do të jemi pjesë e Qeverisë ose mbetemi në opozitë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";