Kryetari i Alternativës Afrim Gashi dje tha se mund të mos ketë shumicë të re, por nuk po dorëzohen si opozitë për rrëzimin e qeverisë.

I pyetur sot se çfarë saktësisht nënkuptonte me faktin se mund të mos ketë shumicë, gjegjësisht nëse ndonjë nga deputetët e nënshkruar heziton ta mbështesë Hristijan Mickoskin.

Gashi për “Fokus” u përgjigj shkurt: “Nuk kam çfarë të shtoj apo të heq nga ajo që thashë”.

I pyetur për të konfirmuar se deklarata se mund të mos ketë shumicë të re nuk është nxjerrë jashtë kontekstit apo keqinterpretuar, Gashi është përgjigjur se deklarata e tij është e qartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ajo që kam thënë është e qartë. Nëse dikush nxjerr diçka jashtë kontekstit, është puna e tij. Nuk kam ndërmend të jem në detyrë duke mohuar asnjë lloj njeriu”, tha Gashi./Telegrafi/

The post Gashi: Deklaratat e mia për shumicën e re janë të qarta appeared first on Telegrafi.