Vlerësimi i punës së Kuvendit në raport është pozitiv dhe ka pak progres, por ka vërejtje për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në lidhje me raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se në raportin e fundit ka rekomandim në të cilin është vërejtur se Kuvendi nuk abuzon më me flamurin evropian, por përsëriten procedurat e shkurtuara.

“Fatkeqësisht, në fillim të mandatit tonë, për shkak të Ligjit të ri për administratën dhe punën e qeverisë, shumica e ligjeve që kanë qenë në procedurë të shkurtuar kanë qenë me qëllim të harmonizimit të emrave të institucioneve dhe ministrive. Pra, le të themi që në fillim kemi pak mirëkuptim, por bëj çdo përpjekje me të gjitha partitë dhe deputetët, por edhe me Qeverinë dhe i bindim ministrat që të mos propozojnë ligje pas procedurës së shkurtuar sepse nuk ka kuptim në afatet kohore. Ne caktojmë seanca shumë shpesh, ka parashikueshmëri në seanca, kështu që tri ditë më herët apo më vonë nuk merr shumë kohë. Ne po i bindim ministrat që të propozojnë shumicën ose të gjitha ligjet sipas procedurës së rregullt”, tha Gashi.

Ai bëri të ditur se me Rregulloren e re do të ketë mënyrë të re të pyetjeve të deputetëve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gashi: BE ka vërejtje për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar appeared first on Telegrafi.