Gashi: A ka pasur takim të fshehtë në mes Ahmetit, Mijallkovit dhe Bexhetit për ndryshimin e Kodit Penal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi ka drejtuar një pyetje publike për kreun e BDI-së Ali Ahmeti, ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov dhe kreun e Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Gashi aludon për një takim sekret të tre të apostrofuarve, duke hedhur dyshim për një marrëveshje eventuale për ndryshimet në Kodin Penal.

“Kur jemi te takimet për ndryshimet e Kodit Penal, e kam edhe një pyetje: A ka pasur takim të fshehtë në Komunën e Sarajit mes Ali Ahmetit, Blerim Bexhetit dhe Sasho Mijallkovit për dakordimin e ndryshimeve të Kodit Penal?! Cili është roli i Mijallkovit në këto ndryshime?! Presim përgjigje”, ka shkruar Afrim Gashi në Facebook.

Ndryshimet e Kodit Penal u miratuan nga deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa parashohin ulje të dënimeve me burg për veprat që kryhen nga funksionarët shtetërorë.

Advertisement

The post Gashi: A ka pasur takim të fshehtë në mes Ahmetit, Mijallkovit dhe Bexhetit për ndryshimin e Kodit Penal appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy