Një nga avokatët e Dragi Rashkovskit për “Fokus” thotë se garancia prej gjysmë milioni euro për t’u mbrojtur nga liria përmban pronë në emër të të akuzuarit, respektivisht familjes së tij.
“Prona u ofrua si garanci dhe është pronë që është paraqitur në listën anketuese. Atje mund t’i merrni informacionet”, tha avokati.
Por edhe pse garancia e ofruar u pranua nga Prokuroria e Lartë, Gjykata e Apelit pa e shqyrtuar, e ndryshoi masën e paraburgimin me burgim shtëpiak.
Rashkovski dyshohet se gjatë kohës kur ka qenë sekretar i përgjithshëm ka blerë softuer për MPB-në ndërsa ministria nuk ka kërkuar një gjë të tillë. Ai u mbajt në paraburgim për më pak se dy muaj./Telegrafi/
The post Garancia prej gjysmë milion euro ka qenë pronë personale e Rashkovskit appeared first on Telegrafi.