Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot është takuar me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Rachel Galloway.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kovaçevski në takim e shprehu mirënjohjen për miqësinë tradicionale të Mbretërisë së Bashkuar.

“Kryetari i Qeverisë Kovaçevski rikujtoi se Mbretëria e Bashkuar kryesoi me BE-në kur vendi ynë e mori statusin e kandidatit në vitin 2005, kur Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar ishte Toni Bler dhe se populli i Maqedonisë së Veriut e mban mend këtë vendim si një prej më të rëndësishmeve në procesin e eurointegrimeve tona”, thuhet në kumtesë.

Ambasadorja Galloway konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet mbështetës i fuqishëm i reformave kyçe në proceset në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për prosperitetin e vendit në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe do të vazhdojmë të mbështesim strategjinë energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimin e saj për tranzicion të tërësishëm dhe të qëndrueshëm drejt burimeve të ripërtërishme të energjisë”, tha Galloway./Telegrafi/

The post Galloway: Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqishëm reformave kyçe në proceset në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.