“Britania e Madhe shpreh mbështetje të fuqishme për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në”, ka thënë ambasadorja britanike në RMV, Rachell Galloway, gjatë vizitës në Komunën Makedonska Kamenica.

Ajo shpreson që vendet evropiane do të sjellin vendim pozitiv për këtë çështje, mbi bazë të gjithë asaj që ka bërë RMV për fillimin e negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e qartë me vite që Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kriteret për të hapur negociatat me BE-në. Ne e mbështesim Maqedoninë e Veriut për të nisur negociatat dhe shpresojmë që vendet evropiane do ta sjellin këtë vendim mbi bazë të kritereve, e jo mbi bazë të faktorëve tjerë politik”, tha Galloway.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të politikave të Britanisë së Madhe, pas daljes nga BE, ajo shtoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë ndër investuesit më të mëdhenj në RMV./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Galloway: Britania e Madhe mbështet fuqishëm fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në appeared first on Telegrafi.