Sot në Komunën e Studeniçanit u mbajt seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Studeniçanit, në të cilën morën pjesë kryetari i komunës, Azem Sadiki, drejtori i BSP-së, Sasho Tasevski bashkërisht me ndihmës drejtorin Shefik Bajrami si dhe komandati i SP Draçevë, Mile Trifunovski.

Në seancë u shqyrtua gjendja e sigurisë në komunë dhe u vlerësua se është stabile me tendencë drejt përmirësimit.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se kujdes të posaçëm iu kushtua përdorimit të armës në festat familjare dhe masat për parandalimin e këtij fenomeni.

Këshilli i KOmunës së Studeniçanit, kryetari i komunës dhe MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armës në festa familjare për shkak se kjo mund të ketë pasoja të rënda.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përdorimi i armës është në kundërshtim me ligjin, ndërsa dënimi është prej 200 deri 500 euro. Varësisht nga pasojat, përdorimi i armës mund të jetë edhe vepër penale ku parashihet edhe dënim nga 1 deri 5 vite burg.

Nga MPB theksojnë se aktivitete të tilla do të vazhdohet edhe gjatë ditëve të ardhshme në komunat tjera./Telegrafi/

The post Funksionarë të lartë të MPB-së kanë bindur banorët e Studeniçanit të mos përdorin armë në dasma appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";