Fuere për kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë: Është problem serioz

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere, MIA thotë se kërcënimet për bllokim të procesit negociues me BE-në nga Bullgaria duhet ta shqetësojë Bashkimin Evropian.

Siç raportojnë nga MIA pas publikimit të raportit për Maqedoninë dhe vendet tjera të rajonit, ish-ambasadori i BE-së përmend për bllokimin e mundshëm bullgar dhe paralajmëron se këto veprime mund ta rrezikojnë rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo çështje është për t’u shqetësuar për shkak se tregon se disa vende anëtare e përdorin anëtarësimin në BE për të vendosur agjendë nacionaliste, diçka që BE nuk duhet të përçmojë, as vendet anëtare as institucionet e BE-së. Ky është problem serioz, të cilin e kemi parë edhe në të kaluarën me Slloveninë dhe Kroacinë”, tha Fuere.

Ai shpreson se dallimet bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes nuk do të pengojnë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut e cila me vite pret hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Advertisement

The post Fuere për kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë: Është problem serioz appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy