Komuna e Tearcës, vatër e përhapjes së koronavirusit në rajonin e Tetovës. Tre rastet e fundit, kanë çuar në 59 numrin e të infektuarve ndërsa katër mbetet numri i kllasterëve. Vatër e re shfaqet në fshatin Dobrosht, ku numri i të infektuarve është shtuar dukshëm.

“Na është paraqitur një situatë krejtësisht tjetër tani në fshatin Dobrosht i cili është shndërruar në vatër për përhapjen e virusit korona. Vendosëm që këtë kampanjë ta përhapim edhe në vendbanimet tjera duke aktivizuar gjitha institucionet dhe autoritetet lokale që të kontribuojnë në interes shoqëror”, tha Salajdin Zeqiri, kryetar i shtabit të krizës.

Nga SPB-ja e Tetovës thonë për “Alsat” se stacioni policor në këtë komunë shënon numrin më të madh të dënimeve për mos mbajtje të maskave.

“Gjatë vikendit, SPB Tetovë ka regjistruar 31 shkelje të rregullores së posaçme ku sipas nenit 6, janë dënuar 31 person për mos mbajtje të maskave mbrojtëse nga ky virus. Mund të them se mund të shtohen kontrollet ndaj personave në fjalë që të mos qarkullojnë apo lëvizin, me qëllim të mos përhapjes së këtij virusi”, pohoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në komunën e Tearcës 110 persona janë në izolim, 35 raste aktive me koronavirus ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë./Alsat/

The post Fshati Dobrosht, vatër e re e coronavirusit në Tetovë appeared first on Telegrafi.