Fronti Europian, koalicioni i partive i udhëhequr nga BDI-ja e ka vënë kusht Vetingun për t’u bërë pjesë e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve paralamentare të 8 majit.

Partia e Ali Ahmetit ka thënë më herët se s’bëhet pjesë e asnjë qeverie që s’do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bashkimi Europian.

Arta Bilalli Zendeli, përfaqësuese e Frontit Europian, njoftoi për këtë sot në një konferencë për media tha se Vetingu do të jetë kusht për Qeverinë e re.

“Prezantojmë sot para jush një nga zotimet e programit politik “Europa 2030” të Frontit Europian, atë të realizimit të procesit të vetingut për të gjithë bartësit e funksioneve politike dhe bartësit e përgjegjësive të mëdha në sferën e gjyqësisë dhe luftës kundër krimit e korrupsionit. Pa vënien në lëvizje të një mekanizmi efikas dhe të një skaneri objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike, siç është vetingu, nuk mund të arrihet progres optimal në përballjen me krimin dhe korrupsionin”, tha ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sundimi i ligjit, drejtësia dhe qeverisja e mirë garantojnë lojalitet dhe përgjegjësi të njëjtë për çdo qytetar para ligjit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë vazhdojë të jetë e pa kompromis, me tolerancë zero, por kësaj radhe e përforcuar nga përpikmëria vlerësuese e sistemit të vetingut në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv, në gjyqësor, prokurori dhe për çdo funksion tjetër në sektorin publik, në nivel qendror dhe lokal, për persona të emëruar ose të zgjedhur”, shtoi Bilalli Zendeli.

Ajo tha se “Vetingu do të mundësojë transparencë më të madhe të gjendjes pasurore të kandidatëve që duan të marrin përgjegjësi publike dhe rreth mënyrës së arritjes së asaj pasurie”.

“Fronti Europian për herë të parë po insiston edhe në aplikimin e një vetingu për ndikim rus dhe shërbime anti-shtetërore për të eliminuar rrezikun e destabilizimit dhe dezorientimit të vendit nga orientimi euro-amerikan”, tha ajo.

The post Fronti Europian: Vetingu, kusht për Qeverinë e re appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";