Fronti Europian shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin për vendimin e papritur të opozitës shqiptare për të organizuar në të njëjtën ditë në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend tubim përmbyllës, për të cilin më parë shtabi i Frontit Europian ka marrë konfirmim dhe leje nga Sektori për punë të brendshme për mbajtjen e tubimit përmbyllës më 6 maj në sheshin Iliria, thuhet në reagimin e sotëm të Frontit Europian.
“Ky vendim i papritur i opozitës shqiptare jo që bie në kundërshtim me parimet për mirëkuptim, dhe bashkëpunim për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike po përkundrazi përbën një provokim për të cënuar sigurinë dhe qetësinë publike, prandaj apelojmë që të rishikojnë vendimin e tyre duke ditur që Fronti Europian që më 9 prill ka dorëzuar kërkesë për mbajtjen e këtij tubimi përmbyllës deri tek Sektori për punë të brendshme, ka dërguar njoftim deri tek Komuna e Tetovës, deri tek Njësiti i zjarrfikësve dhe deri tek Ndihma e shpejtë, institucione këto që do të duhet gjitha të angazhohen për mbarëvajtjen e një tubimi të tillë madhështor.
Por ajo që ndodhi pas dorëzimit të kërkesës tonë, vetëm më 22 prill paramendojeni 10 ditë pasiqë SPB në Tetovë ka pranuar kërkesën tonë, opozita më 22 prill i drejtohet me kërkesë, me çka SPB në Tetovë si organ që jep leje për organizime të tilla, i njofton që nuk mund të organizojnë një tubim të tillë, kanë bërë tre tentativa për të pasur kontakt dhe për të evituar një situatë të tillë që do të mund të eskalonte gjendjen, megjithatë përfaqësuesit e VLEN nuk janë përgjigjur, me çka edhe në formën me shkrim u janë drejtuar atyre thirja për të pasur një takim kordinues”, thuhet në njoftimin e Frontit Europian.
Nga atje i bëjnë thirrje opozitës shqiptare që edhe njëherë të rishikojnë vendimin e tyre, le të përcaktohen në një vend tjetër, apo ditë tjetër, le të kontribojnë gjithë së bashku për zgjedhje të lira dhe demokratike sipas standardeve europiane që edhe ne edhe ata do të kenë mundësi të shpalosin programin e tyre para qytetarëve me një tubim të këtij lloji./Telegrafi/
The post Fronti Europian: Të parët shpallëm tubimin në Tetovë, opozita shqiptare të rishikojë vendimin dhe të zgjedh ditë tjetër appeared first on Telegrafi.