Spektakli i sotëm tragji-komik i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, është vetëm një tentim i radhës për të mashtruar qytetarët me premtime boshe si ato të fushatës parazgjedhore që nuk arritën të bëhen as pjesë e programit të Qeverisë jolegjitime që paralajmërohet, akuzojnë sot nga Fronti Europian.

Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga VLEN, theksojnë nga atje, nuk është pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski.

“Ky koalicion shërbëtorësh dhe hyzmeçarësh nuk ka aspak guxim dhe dije që të kërkojnë dhe detyrojnë padronin e tyre, OBRM-PDUKM që të përfshijë së paku një çështje kombëtare në programin qeverisës.

Ajo që është zyrtare deri më tani është vetëm heqja e Balansuesit, si mekanizëm i rëndësishëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ka për qëllim mbrojtjen e bashkësive etnike nga majorizimi dhe diskriminimi në institucionet shtetërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për ta mbuluar këtë dështim, si dhe dështimet e tjera si humbja e zëvendëskryeministrit të parë, ulja e numrit të ministrive, humbja e ministrive më me peshë, ulja e numrit të drejtorive, zgjedhja e pro Putinistit dhe pro Vuçiqit, e anti Kosovarit Ivan Stoilkoviçit për Ministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shumë dështime të tjera, VLEN sot nxori gënjeshtrën e radhës që më shumë ngjante në një shfaqe tragji-komike arsyetuese partiake për rolin e shërbetorit dhe vazalit të OBRM-PDUKM-së”, shtojnë nga Fronti Europian./Telegrafi/

The post Fronti Europian: Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar nga VLEN nuk është pjesë e programit qeveritar appeared first on Telegrafi.