A ka mundësi ligjore dhe hapësinore, që dy ngjarje që supozohen të jenë të mëdha, tubimet përmbyllëse të dy taborëve politike shqiptare, të mbahen në një vend, në të njëjtën datë dhe në të njëjtën orë?!

TV21 pyeti në Polici se a është e vërtetë se më 6 maj 2024, në ora 20:00 do të mbahen dy ngjarje në sheshin “Iliria” në Tetovë?

Edhe pse zyrtarisht nuk duan të deklarohen, TV21 mëson se të parët që kanë paraqitur ngjarjen ka qenë Fronti Europian, më 12 prill 2024, ndërkaq VLEN më 22 prill 2024.

Pjesëtarë të dy taborëve tashmë kanë promovuar ngjarjen si gjë të kryer, por nga Policia thonë se ende nuk janë definitive. Do të thotë nuk ka një miratim se do të mbahen dy tubime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Njëra palë duhet të tërhiqet”, thotë burimi duke shtuar se për këtë çështje do të duhet të sjell vendim edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja për Siguri Publike./TV21/

The post “Fronti Europian” dhe “VLEN” tubimet për një ditë në Tetovë, njëra palë duhet të tërhiqet appeared first on Telegrafi.