Formohet komisioni, i cili do të vlerësojë kushtet nëse mësimi do të mbahet me prani fizike në shkollat e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme i emëroi anëtarët e Komisionit, i cili do të jep mendim nëse një shkollë e caktuar, sipas gjendjes epidemiologjike, i plotëson kushtet për mësimdhënie me prani fizike në objektet shkollore, në fakt do të shqyrtojë kërkesat e paraqitura nga komuna ose themeluesi i shkollës.

Qeveria i emëroi Elena Ivanovska nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Gjorgi Tasev nga zyra e kryeministrit dhe mjeken Gordana Kuzmanovska nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në të gjitha shkollat ​​që do të sigurohen kushte për prezencë të sigurt fizike të nxënësve, mësimi do të jenë në gjendje të fillojë në objektet”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

Qeveria në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e mësimdhënies në shkollat ​​fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2020/2021 dhe miratoi Planin për mësimdhënie në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Advertisement

Sipas Planit, Qeveria miratoi protokollet për realizimin e procesit arsimor me prani fizike të nxënësve në vitin e ri shkollor, si dhe algoritmin për veprimin në shkolla në rast se një nxënës shfaqet me simptoma të dyshimta ose rezulton pozitiv me Covid-19./Telegrafi/

The post Formohet komisioni, i cili do të vlerësojë kushtet nëse mësimi do të mbahet me prani fizike në shkollat e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy