Fondi i sigurimeve pensionale funksionon me gjysmën e numrit të punonjësve të parashikuar nga sistematizimi, por situata nuk është njësoj e keqe në të gjitha qytetet.

Në filialet në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar dhe Kërçovë, numri i të punësuarve është me mbi 90 përqind nga ajo që ishte planifikuar, ndërsa në qytetet tjera ka të punësuar nën minimumin e nevojshëm për funksionim, informoi drejtori i Fondit pensional, Nikolla Memov, në konferencën e sotme për media.

Dega në Manastir, ku dikur kishte 25 punëtorë, tani punon me vetëm shtatë, të cilët nuk arrijnë t’i përgatisin me kohë lëndët e pensionistëve të rinj. Rreth 400 persona presin prej muajsh që t’u hartohet vendimi për pensionim.

Nga fillimi i këtij viti e deri më 15 tetor, Fondi pensional ka zgjidhur gati 20 mijë lëndë, por gati 3000 lëndë janë të pazgjidhura brenda afatit të parashikuar ligjor prej 30 ditësh, ose 60 ditë për rastet në të cilat ka probleme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Memov thotë se ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Financave për kthimin e punëtorëve me kontratë pune në mënyrë që të plotësohet mungesa e punëtorëve.

“Nëse kemi disbalancë në degë, bilancin e bëjmë duke i përcjellë lëndët nga ku ka mungesë të njerëzve, në degët ku ka më shumë të punësuar”, informon Memov.

Drejtori i fondit informon se rritja e pensionit prej 2500 denarë i kushton Fondit 860 milionë denarë shtesë, ose rreth 14 milionë euro në muaj.

Në mars do të ketë edhe një rritje lineare të pensioneve prej 2500 denarë, ndërsa në shtator të vitit të ardhshëm rritje shtesë prej 3-4 për qind.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani shteti paguan një të tretën e parave nga buxheti që të paguhen pensionet. Memov thotë se përkundër rritjeve, gropa nuk do të thellohet, sepse presin rritje të të ardhurave, gjë që do të stabilizojë deficitin.

Vitin e ardhshëm nga buxheti do të barten 35 miliardë denarë, gjegjësisht 570 milionë euro për të paguar pensionet./Telegrafi/

The post Fondi pensional në Maqedoninë perëndimore i mbushur me të punësuar, në qytetet tjera ka mungesa të mëdha të punonjësve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";