Flet Xhaferi pasi u lëshua nga Klinika për sëmundje infektive e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe deputeti i zgjedhur i BDI-së, Talat Xhaferi sot është lëshuar në shtëpi pas kujdesit mjekësor në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, pas problemeve me mushkëritë.

Xhaferi nuk ka qenë i diagnostifikuar me COVID-19 por ka pas dhimbje dhe simptome të njejta.

“Ndjehem mirë dhe sipas gjitha gjasave unë do të udhëheq me seancën konstituive të Kuvendit të Maqedonisë” tha shkurt Xhaferi.

Për shkak të pandemisë, seanca do të mbahet në sallën ndihmëse në pjesën më të lartë të Kuvendit dhe jo në sallën “Maqedonia” pasi salla “kube” ka mundësi që të organizohet distanca dhe protokollet e dhëna nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Advertisement

Përndryshe, përbërja e re kuvendare është e përbërë me 46 deputetë të LSDM-së, 42 të OBRM-PDUKM-së, 15 të BDI-së, 12 të koalicionit ASH-AAA, 2 të “E majta” dhe një nga PDSH-ja.

Kuvendi është hapi paraprak për të krijuar qeverinë e cila sipas Kushtetutës duhet të ketë mbështetjen e më së paku të 61 deputetëve të shumicës parlamentare.

Për qeverinë e re të Maqedonisë, kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski dje nga Pelince tha “Ata duhet të jenë njerëz që nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë aferë me një të kaluar kriminale, pasi që sfida jonë më e rëndësishme që vjen është sundimi i së drejtës. Kjo vlen jo vetëm për eshalonin e parë, por edhe për atë të dytë dhe të tretë të funksionarëve”, theksoi Pendarovski. /Telegrafi/

The post Flet Xhaferi pasi u lëshua nga Klinika për sëmundje infektive e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy