Arjeta Raufi mjeke pediatre pranë Spitalit Klinik të Tetovës, rrëfen Maqedoninë e Veriut në përballjen ndaj Covid-19, intervistë ekskluzive për gazetën Dielli New York, dhënë gazetarit Sokol Paja.

SITUATA E COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT

Maqedonia e Veriut është ballafaquar me situatën e pandemisë së COVID-19, si çdo vend tjetër në botë. Rasti i parë i evidentuar si i infektuar u paraqit më Shkurt të vitit 2020, nga udhëtarë të kthyer nga Italia. Më pas, raste të tjera vazhduan me virozën e lartpërmendur në qytetin e Dibrës duke u përhapur gradualisht nëpër qytetet e tjera deri në atë masë sa që brenda dy muajsh arriti në numër afro 1800 raste të të infektuarvr me COVID-19. Situata më tej vazhdoi në marrjen e masave të qeverisë së Maqedonisë së Veriut në menaxhimin më të mirë të gjendjes së krijuar nga COVID-19, me qëllim të evitimit të ngarkesës së sistemit shëndetësor për një vend me kapacitetete të kufizuara për përballimin me COVID-19, siç është Maqedonia e Veriut.

MASAT QË MORI QEVERIA MAQEDONASE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke përcjellur me kujdes situatën e krijuar, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që nga dita e parë ka ndjekur dhe monitoruar me seriozitet situatën, duke përcjellur rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me politikat ndaj sëmundjes ngjitëse COVID-19. Konkretisht, së pari prej datës 19 Mars 2020, Maqedonia e Veriut vendosi gjendje të jashtëzakonshme, me të cilën u akorduan politikat për ndalesën e lëvizjes së lirë të qytetarëve, ndërprerjen e procesin edukativo-arsimor, mbylljen e të gjitha bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha, mbylljen e qendrave tregtare, dhe të ngjashme. Këto masa të qeverisë mundësuan karantinimin e qytetarëve, sipas orarit të caktuar të lëvizjeve të grupmoshave të ndryshme, që me këtë të parandalojnë infektimin dhe mbrojtjen në masë të qytetarëve.
Masa tjera të qeverisë parashikuan mbylljen e kufirit dhe lëvizjeve jashtë shtetit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke anulluar fluturimet nga dhe drejt shtetit. Për çdo qytetar të mbetur jashta kufijve të shtetit, Ministria e Jashtme organizoi agjenda të veçanta fluturuese drejt Maqedonisë së Veriut, për të cilët me arritjen në aeroportin e Shkupit, apo në vendkalimet kufitare të shtetit, praktikohej karantinim 14 ditor i udhëtarëve. Pas një intervenimi të tillë, është menduar të prevenohet përhapja e infeksionit duke vazhduar më tej me masat tjera edhe më të rrepta të izolimit të qytetarëve. Për javët e fundit të Majit (konkretisht me 12 Maj 2020), Ministri i Shëndetësisë vlerëson se gjendja në shtet me COVID-19 është më stabile dhe pret stabilizim të mëtutjeshëm. Andaj Komisioni për Sëmundje Infektive ka dorëzuar propozim-plan deri te qeveria, për lehtësimin gradual të masave, i cili do të realizohet në tre etapa të caktuara.

SHQIPTARËT NË MAQEDONINË E VERIUT

Në lidhje me pandeminë, situata e shqiptarëve raportohen në kuadër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Mediet kanë paraqitur raste të shumta të kthimit të shqiptarëve në vend duke iu nënshtruar politikave të caktuara të karantinimit. Për shqiptarët në vend, në kontekste tjera ekonomiko-sociale, janë në pritje të rihapjes së punëve të bizneseve të shumta të nivelit të ulët dhe të mesëm. Sfidat e rihapjes së punëve në vend janë të ndryshme, si krizat me kompensimin e punëtorëve, kredimarrja, subvencionet etj, për të cilët më detajisht janë të parapara në politikat e qeverisë, të kumtuara shpesh nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave të Maqeodnisë së Veriut. Gjithashtu, Maqedonia e Veriut është në pritje të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në fund të Qershorit, të cilat nëse mbahet sipas planit të paraparë, do të pozicionojnë edhe pozitën e mëtejme të votuesve shqiptarë dhe partive shqiptare në vend. Duke marrë parasysh që gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur deri në fillim të muajit Qershor, rihapja e Maqedonisë së Veriut pritet të bëhet përgjatë muajve Qershor dhe Korrik të vitit 2020. Këtu sugjerimet e qeverisë janë për hapje graduale të bizneseve, kufijve, fluturimeve, udhëtimeve jashta dhe për brenda shtetit dhe të ngjashme. Edhe pse saktësisht nuk kanë datë të përcaktuar, rihapja do të varet nga sugjerimet e Ministrisë së Shëndetësisë për situatën e COVID-19 në shtet.

E ARDHMJA E COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga rasti i parë i paraqitur dhe regjistruar me COVID-19, për javet në vijim kurba ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe ka pasuar me regjistrim të rasteve të reja në kontinuitet. Numri më i lartë i të të infektuarve në nivel ditor është regjistuar me 14 Prill 2020, ku Maqedonia e Veriut kishte numër të infekutarish 107 raste për ditë. Më pas kurba e të infektuarve është stabilizuar duke mbajtur një numër ditor të infektuarish me rënien më të ulët në 5 të infektuar me variacione ditore deri në maksimum 36 raste. Prej rasteve të paraqitura deri më datë 16 Maj 2020, 25,2 përqind (452 persona) janë hospitalizuar, ndërsa rastet tjera kanë qenë në mjekim shtëpiak, apo vetëizolim, me pasyra të lehta klinike apo asiptomatike. Në lidhje me komorbiditetet, te 547 raste (30,5 përqind) janë regjistruar sëmundje kronike të tipit kardiovaskular, diabet, sëmundje kronike pulmonare, sëmundje kronike të veshkëve dhe 78 raste me sëmundje të tjera kronike. Prej rasteve të raportuara, janë 251 raste të infektuarish në mesin e punonjësve shëndetësor (14 përqind). Të dhënat e mësipërme janë huazuar nga Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut – përmbyllur deri më datë 16 Maj 2020. Në përmbyllje të raportimit me datë 17 Maj 2020, numri i përgjithshëm i të të intektuarve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 1792 raste, nga to 1293 të shëruar, 101 raste të vdekjeve dhe 398 të rasteve aktive të të infektuarve.

MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA

Jemi tejet të lumtur që shqiptarët në Shtetet e Bashkuara kanë rastin të përfitojnë nga botimet dhe angazhimet e palodhshme të stafit të gazetës “Dielli”. Gazeta “Dielli” paraqet vazhdën e sakrificës dhe vetmohimit të intelektualëve shqiptarë të shoqatës gjithëshqiptare në Shtetet e Bashkuara – “Vatra”. Për kohën kur ka nis veprimin shoqata “Vatra”, në fillet e shekullit të njëzetë, e deri më sot i është përgjigjur me plot ndërgjegje kombëtare aktualiteteve të çështjes shqiptare në vend. Meqë me histori të gjatë, moral të lartë dhe ndërgjegje të thellë në mbarëvajtjen çështjeve të ndjeshme të kombit shqiptar, sot gazeta “Dielli” dhe stafi i saj paraqesin mishërim të kësaj rruge shekullore të kontributit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuaratë Amerikës. Urojmë që lexuesit e gazetës “Dielli” dhe shqiptarët kudondodhshin të mos kursejnë suportin ndaj botimeve si dhe të çdo aktivitieti të saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";