Vasko Stojkov është avokati i Ljupço Palevski, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, i cili u përmend në konferencën për shtyp të ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski si bashkëudhëtar në ikjen e Palevskit në Beograd, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më kërkoi ta dërgoj në Beograd pasi nuk ka veturë dhe nuk ka mundur të gjejë noter për t’i përkthyer dokumentat e nje veture tjetër që të udhëtojë jashtë shtetit. Unë nuk kam lidhje me këtë. Unë vetëm e di se më kërkoi të shkoj në Beograd, për disa kontrolla të caktuara me termin. I thash se do ta dërgoj atje, pasi nuk kam ditur asgjë në lidhje me vrasjet” ka thënë Stojkov.
“Ai mbeti në Beograd pasi më tha se ditën e nesërme ka vizitë tek mjeku. Nëse është gjithçka në rregull, do të kthehet në Maqedoni, nëse ka komplikime do të shkojë në Turqi. Kur erdha në Maqedoni, në kufi policia më kontrolloi të tërin dhe ju tregova gjithçka që dija, pasi unë nuk kam asgjë për të fshehur”, tha Stojkov për TVTelma, duke shtuar se tashmë është në Maqedoni.
“Unë jam avokat dhe të gjithë kemi përgjegjësi para shoqërisë dhe normalisht se do të informoja organet, nëse do dija diçka”. /Telegrafi/
The post Flet avokati i Palevskit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.