Seanca gjyqësore për rastin “Softuerët” ka vazhduar sot në Gjykatën Themelore Publike – Shkup, me fjalë përfundimtare të të pandehurve Ivica Dimitrovski dhe Igor Hristovski.

Avokatja, Suzana Joshevska – Atanasovska, si mbrojtëse e profesorit Dimitrovski tha se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për propozimin e Prokurorisë për shqipitimin e dënimit dhe ndalesën për ushtrimin e profesionit.

“Sa i përket propozimit të Prokurorisë për shqiptimin e dënimit, ndalesën për ushtrimin e veprimtarisë profesionale ndaj Ivica Dimitrovski, konsideroj se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shqiptimin e të njëjtës, sepse nuk ekziston asnjë dëshmi se Ivica Dimtrovski e ka keqpërdorur profesionin e profesorit universitar për shkak të kryerjes së veprës penale ose mund të pritet në të ardhmen se do ta keqpërdorë, as nuk ekziston çfarëdo ndërlidhje e veprimtarisë që i ngarkohet punës së tij dhe thirrjes jetësore për edukim të studentëve”, theksoi Josheva Atanasovska.

Dimitrovski në fjalët e tij përfundintare foli për karrierën e tij pasi që ka filluar të punojë në FSHIIK që nga viti 2005 dhe për integritetin e tij si profesor, duke theksuar se në këto projekte nuk është përfshirë që të pasurohet, por që të japë kontribut si ekspert.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fjalë përmbyllëse kanë pasur edhe Igor Hristov dhe avokati i tij Stevica Josifovski, ndërsa më 12 maj në ora 10 fjalën përmbyllëse do ta mbaj ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

The post Fjalët përfundimtare për rastin “Softuerët”, gjykimi vazhdon më 12 qershor appeared first on Telegrafi.