FIZHT do të publikojë thirrje publike për digjitalizim të shërbimeve komunale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) së shpejti do të publikojë thirrje publike për digjitalizimin e shërbimeve komunale”.

Këtë e paralajmëroi drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski në ngjarjen e sotme publike nga seria “Sfida digjitale për transformim shoqëror” që po mbahet në hyrje të “Zhena Park”-ut në organizim të Institutit për Menaxhim të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IMMPE), ndërsa në bashkëpunim me FIZHT.

“Digjitalizimi është një proces i cili e thjeshtëson jetën dhe u jep mundësi të rinjve ta ndryshojnë shoqërinë dhe zakonet e përditshme jetësore. Tani jemi në një fazë të bisedimeve me një institucion ndërkombëtar serioz që të realizojmë thirrje të veçantë publike në të cilën do t’u bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarët tanë krijues të propozojnë zgjidhje konkrete për shumë procese konkrete në suaza të vetëqeverisjes lokale siç janë aplikimi për lloj të ndryshëm të pëlqimeve, lejeve”.

“Me këtë do të ulen radhët para institucioneve gjë që nuk është vetëm mirë nga aspekti i pandemisë, por edhe nga kjo që njerëzit e shpenzojnë kohën e tyre në mënyrë të padobishme. Ky diskutim është me rëndësi që të mundemi të dëgjojmë çfarë është ajo që duhet të përfshihet me thirrjen”, deklaroi Despotovski para fillimit të ngjarjes.

Advertisement

Ai paralajmëroi se të gjithë qytetarët, ndërsa veçanërisht të rinjtë, do të ftohen të ofrojnë zgjidhje dhe mjete konkrete të cilat mund të implementohen në punën e Komunave.

Ai shtoi se në këtë mënyrë, do të marrin jo vetëm mjete financiare, por edhe mundësi ta ndryshojnë jetën dhe rrethinën në të cilën funksionojnë dhe ta bëjnë jetën më të lehtë dhe funksionimin e të gjithëve./Telegrafi/

The post FIZHT do të publikojë thirrje publike për digjitalizim të shërbimeve komunale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy