Finlandë, 24 udhëtarë nga Shkupi rezultojnë pozitiv me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Finlanda do të vendos testim të detyrueshëm për Covid-19 për udhëtarët që vijnë nga vendet me rrezik të lart, tha ministri për Punë dhe Çështje Familjare, Krista Kiuru, pasi nga 157 pasagjerë që po ktheheshin nga Shkupi, 24 kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

“Aeroporti Turku në Finlandë të shtunën realizoi testim vullnetar për të gjithë udhëtarët që u kthyen nga Shkupi, pasi autoritetet kanë regjistruar raste të reja kohëve të fundit, kryesisht nga Maqedonia e Veriut dhe Rumania”, tha Kiuru, duke shtuar se “epidemia është më Ballkan”.

Karantina prej 14 ditëve do të jetë e detyruar për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet ku në dy javët e fundit janë regjistruar së paku 8 raste të reja në 100 mijë banorë.

Mosrespektimi i karantinës do të dënohet me para ose burg deri në tre muaj.

Advertisement

Finlanda ka mbi 7 mijë raste me coronavirus dhe mbi 300 viktima.

The post Finlandë, 24 udhëtarë nga Shkupi rezultojnë pozitiv me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy