Finlanda shqyrton suspendimin e linjës ajrore Shkup – Turku

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të valës së madhe me udhëtarë të infektuar me virusin COVID-19, Finlanda dëshiron të ndalojë linjën ajrore Shkup – Turku.

Qeveria finlandeze po shqyrton mundësinë t’i heq plotësisht fluturimet nga Shkupi për në Turku, qytet në Finlandë ku gjatë periudhës së kaluar me tre fluturime kishte 40 udhëtarë të infektuar me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Timo Karaka në Qeveri do të propozojë të suspendohen të gjitha fluturimet nga Shkupi.

“Propozimin do të dorëzoj në Qeveri dhe në mbledhje do të marrim vendim. Përgatitemi përkohësisht të heqim linjën ajrore Turku – Shkup”, deklaroi ministri Karaka për gazetën ‘Sanomat’./Telegrafi/

Advertisement

The post Finlanda shqyrton suspendimin e linjës ajrore Shkup – Turku appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy