“Financial Times”: Maqedonisë së Veriut i duhet patjetër regjistrim i popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Anëtarja më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut, sipas disa statistikave, mund të ketë humbur deri në një të katërtën e popullsisë së saj që kur u bë vendi i vetëm që u shkëput paqësisht nga Jugosllavia në vitin 1991″. Këtë e shkruan e përditshmja londineze “Financial Times” në një artikull të titulluar “Maqedonia e Veriut përballet me sfidë demografike”

E përditshmja citon presidentin Stevo Pendarovski sipas të cilit, ulja e popullsisë është sfida më e madhe për Ballkanin. “Nëse në dekadat e para (që nga shpërbërja e Jugosllavisë) kërcënimi ynë më i madh ishin tensionet etnike, gjatë dekadës së fundit ajo ka qenë demografike: gjithnjë e më shumë njerëz po largohen”, citon “Financial Times” , deklaratën e shefit të shtetit.

“Me regjistrimin në vitit 2002, pothuajse 2.1 milionë njerëz u regjistruan në vend. Analiza e regjistrave të lindjeve dhe vdekjeve, si dhe bazat e të dhënave tatimore dhe të tjera, çuan disa ekspertë të konkludojnë se popullsia reale tani është afër 1.6 milionë”, thekson gazeta londineze, duke cituar Pendarovskin se “tendencat janë mjaft të qarta “dhe askush nuk parashikon që rënia e popullsisë do të ndalet ose ngadalësohet”.

“Financial Times” kujton se regjistrimi, i cili ishte planifikuar fillimisht të bëhej këtë vit, u shty për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke shtuar se socialdemokratët në pushtet propozojnë që ai të organizohet në prill të vitit të ardhshëm.

Advertisement

Regjistrimi në të kaluarën u shty për shkak të mosgatishmërisë për të konfirmuar saktë përbërjen etnike të popullsisë midis maqedonasve, shqiptarëve dhe pakicave të tjera. Regjistrimi i vitit të ardhshëm në Maqedoninë e Veriut duhet të sigurojë të dhëna të rëndësishme mbi normat e punësimit dhe shtimin natyror, sipas autorit të artikullit.

Gazeta thekson se si në vendet e tjera evropiane, plakja e popullsisë rëndon financat publike të vendit.

“Maqedonia e Veriut ka rreth 350,000 pensionistë dhe subvencionet për fondet shtetërore të pensioneve ishin në nivelin e 4.5 për qind të BPV-së në vitin 2018. Branimir Jovanoviq, ekonomist në Institutin e Vjenës për studime ekonomike dhe ish këshilltar i ministrit të financave, thotë se rënia e popullsisë dhe emigracioni po zvogëlojnë kapitalin njerëzor dhe potencialin për rritje ekonomike afatgjatë”, shton “Financial Times”.

Gazeta shton se BE më në fund miratoi fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut në fund të marsit, por tha se anëtarësimi në BE nuk do të zgjidhte problemin e uljes së popullsisë, duke përmendur shembuj të Kroacisë dhe Bullgarisë që përballen me emigracion të madh pas pranimit në BE.

Advertisement

“Financial Times” citon gjithashtu deklaratën e ministres të Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, sipas të cilës rreth 200,000 bullgarë ishin kthyer në vend në mars të këtij viti pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit në të gjithë Evropën sepse ndiheshin më të sigurt në shtëpi në Bullgari.

“Zaharieva thotë se qeveria e saj po punon me kompani të mëdha në një përpjekje për të gjetur punë në mënyrë që t’i mbajë këta njerëz në Bullgari pas përfundimit të pandemisë. Sipas një studimi të kryer në janar nga Ministria bullgare e Punës dhe Politikës Sociale, 60 për qind e të rinjve që studiojnë ose punojnë jashtë do të dëshironin të ktheheshin në Bullgari nëse mund të gjenin punë të përshtatshme. Duke shpresuar të përfitojë nga kthimi i përkohshëm i qytetarëve gjatë pandemisë, qeveria ka nisur një fushatë ‘Bullgaria të do, thuhet në artikull.

Sa i përket vendit, gjëja e parë që duhet të bëjë, sipas gazetës, është të përcaktojë saktësisht sa njerëz jetojnë në të, pas gati dy dekadash me numër jo konkret të popullsisë.

Në fund të artikullit, “Financial Times” citon qëndrimin e presidentit Pendarovski se “është absolutisht e rëndësishme që vendi të realizojë regjistrimin vitin e ardhshëm, sepse një politikë e shëndoshë në çdo fushë nuk është e mundur pa statistika të sakta”./AIM/

Advertisement

The post “Financial Times”: Maqedonisë së Veriut i duhet patjetër regjistrim i popullsisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy