“Financial Times”: Maqedonia e Veriut është e treta në botë për nga numri i vdekejve si pasojë e COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas “Financial Times“, Maqedonia e veriut ndodhet në vendin e tretë në listën botërore për nga numri vdekjeve nga COVID-19 me dy të vdekur në 100 mijë banorë.

Në vendin e dytë ndodhet Bosnja dhe Hercegovina me 2.31 në 100 mijë banorë, ndërsa Hungaria është e para me 2.44 të vdekur në 100 mijë banorë.

Sa i përket numrit të të infektuarve, Maqedonia e Veriut në këtë listë është në vendin e 11-të në borë me 52.8 persona në 100 mijë banorë, ndërsa para RMV-së në këtë listë ndodhet Turqia, Jordani, Estonia, Polonia, Qipro, Serbia, Hungaria, Bahrejn, Urugai dhe Kuruaka.

Ndryshe, analiza e “Financial Times” është bërë pas marrjes së të dhënave të “John Hoplins”, OBSH, “UK Government coronavirus dashboard”, Agjencia për Shëndet Publik në Francë dhe Agjencia e Suedisë për Shëndet Publik./Telegrafi/

Advertisement

The post “Financial Times”: Maqedonia e Veriut është e treta në botë për nga numri i vdekejve si pasojë e COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy