Sot në Shkup mbahet forumi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Gazeta prestigjioze britaneze e ka trajtuar temën e takimit Zaev, Rama, Vuçiq, duke e quajtur si një karshillëk ndaj politikave anashkaluese të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit perendimor, njofton Telegrafi Maqedoni.


Forumi ekonomik në Shkup, çka parashihet të ndodh?
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë takim, Financial Times i rikujton deklaratat e Zaev, Ramës dhe Vuçiqit të cilët disa javë më herët thanë se BE ka dështuar në planin e zgjerimit dhe për këtë nuk ka faj Ballkani perendimor.

“Vendet e përmendura kanë një progres të dukshëm në rrugën drejt BE-së dhe ky progres më shumë duket në sistemin elektoral, gjyqësor dhe reformat në ekonomi. Por, rruga e tyrë drejt BE-së është tepër e rëndë” shkruhet në Financial Times.

Përndryshe, ky takim sipas tre liderëve cilësohet si takimi për të lehtësuar jetën e qytetarëve të tyre në tre shtete, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ngjarje do të shpallet edhe emri i ri i nismës rajonale që deri tani në mënyrë jo-formale i referohej si “Shengeni i Vogël”. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Financial Times e quan “diss” ndaj BE-së takimin e Zaevit, Vuçiqit dhe Ramës appeared first on Telegrafi.