Filpçe: Kemi dhënë mbi 5.000 harmonizime për punësim në shëndetësinë publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Investimin në shëndetësinë publike e filluam para dy vjet e gjysmë, me investim para së gjithash në njerëzit dhe kemi dhënë mbi 5.000 harmonizime për punësim, afër një mijë mjekë janë punësuar, mbi njëmijë infermiere, personel ndihmës teknik, më tej janë dhënë në planin katërvjeçar mbi njëmijë specializime dhe më vjen mirë që në këtë krizë botërore praktikisht është parë se ky është investim real para së gjithash në njerëzit, por edhe në përmirësimin e kushteve, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës në spitalin në Kërçovë.

Ai tha se në shumë institucione shëndetësore janë rinovuar mbi 40 reparte, klinika, ndërsa edhe spitale.

“Që do të thotë se kjo është mënyra në të cilën përforcohet shëndetësia publike. Tani me këtë punë të sakrifikuar të mjekëve kolegë, të infermiereve ata treguan dhe dëshmuan se vetëm me një punë të tillë mbahet sistemi, dëshmuan se ata janë shtylla në sistemin shëndetësor, ndërsa sistemi shëndetësor është një prej shtyllave të shtetit. Çdoherë ka qenë ashtu, megjithatë tani u bë e dukshme, ashtu që në atë drejtim do të vazhdojmë edhe më tej”, theksoi Filipçe.

Ai theksoi se çdo ditë ndiqet situata me rastet e të reja të diagnostifikuar.

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë e përshëndeti iniciativën e Shoqatës së gazetarëve për skrining të punonjësve mediatik.

The post Filpçe: Kemi dhënë mbi 5.000 harmonizime për punësim në shëndetësinë publike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy