Sipas magazinës filmike “Variety“, platforma amerikane e filmit Quibi është duke punuar për një serial në lidhje me lajmet e rreme që u përhapën nga Velesi si dhe për ndikimin e tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
Seriali do të titullohet “Clickbait” (mashtrimi për klikime) ndërsa sipas njoftimit, do të tregohet historia e vërtetë për adoleshentët nga Velesi, të cilët u pasuruan pasi krijuan uebfaqe, ku duke përhapur lajme të rreme, ndikuan tek publiku amerikan për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.
Seriali do të drejtohet nga Mark Molloy, ndërsa në rolin kryesorë do të jetë ylli i filmit “Denkirk”, Matt Reeves, i cili do të luaj personazhin Niko, njërin prej drejtuesve të ekipit adoleshent për lajme të rreme.
Seriali tashmë ka filluar xhirimet në Bukuresht të Rumanisë, për shkak të ngjashmërisë që ky qytet ka me arkitekturën në Maqedoninë e Veriut.
The post Film për djemtë nga Velesi që shpërndanë lajme të rreme për zgjedhjet në SHBA appeared first on Telegrafi.