Fillon procesi gjyqësor ndaj Ramiz Merkos, nuk ndihet fajtorë për emërimet e drejtorëve në shkolla

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjykatën Themelore në Strugë sot filloi procesi gjyqësor kundër kryetarit të Strugës Ramiz Merko, për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat ​​fillore në fshatrat Podgorci, Labunishtë, Veleshtë dhe “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë.

Gjyqtari Jordan Jovanov tri rastet për emërime të paligjshme të drejtorëve, ku ishte i përfshirë vetëm Merko, i ka bashkuar në një, ndërsa një lëndë e veçantë do të zhvillohet për shkollën në Veleshtë, ku përveç keqpërdorimit të detyrës zyrtare, është bërë edhe vepra e “falsifikim” dhe dyshohen akuzohen katër persona tjerë.

Seanca për rastin në Veleshtë është shtyrë.

“Aktualisht për shkollën në Veleshtë është duke u zhvilluar një lëndë e veçantë sepse aty janë katër të akuzuar, ndërsa për tri shkollat ​​e tjera është duke u zhvilluar një rast i përbashkët. Tre procedura në një lëndë. Përveç veprës penale të veprimit nga pakujdesia në Veleshtë, disa nga të pandehurit ndiqen edhe për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Pra, në atë rast janë dy krime”, tha Jovanov.

Advertisement

Merko nga ana tjetër tha se nuk ndihet fajtor për veprat që e akuzon Prokuroria Publike. Për emërimin e paligjshëm të drejtorëve, ai ka theksuar se e ka kuptuar se për çfarë akuzohet, por nuk ndihet fajtor për veprat penale, pasi siç tha ai ka bërë vazhdimësi në punën e shkollave fillore.

“Ne kemi prova dhe do të vërtetojmë se ai ka kryer krimet për të cilat akuzohet. Sa do të dënohet do të vendosë gjykata, do ta shohim gjatë procedurës. Nëse nuk pajtohemi me aktgjykimin që do të nxjerrë gjykata, do të ankimojmë në Gjykatën e Apelit në Manastir”, tha prokurori publik Xhemal Loga.

Ndryshe, procesi gjyqësor ndaj Merkos për katër lëndët do të vazhdojë më 5 korrik.

The post Fillon procesi gjyqësor ndaj Ramiz Merkos, nuk ndihet fajtorë për emërimet e drejtorëve në shkolla appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy