Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) kanë njoftuar se sot ka filluat pagesa e subvencionimit të pemëve në vlerë prej 224.748.332,00 denarë për gjithsej 7.826 përfitues.

Kjo pagesë, siç thonë nga ministria, i referohet mbështetjes shtesë direkte për prodhimin e realizuar të pemëve, masa 1.9 – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.8, për prodhimin e realizuar të pemëve nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

“Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë të mbjella sipërfaqe me këto lloje pemësh: mollë, kumbull, pjeshkë, vishnje, qershi, kajsi, dardhë, mollë japoneze, lajthi, arrë, bajame dhe shegë, ndërsa prodhimi i realizuar është dorëzuar tek blerës të regjistruar, përfshirë edhe kulturat e prodhuara për kapacitetet e veta përpunuese, për nevoja shtëpiake apo të shitura në treg. Kujdesin ndaj bujkut vazhdojmë ta tregojmë me vepra”, thonë nga Ministria.

The post Fillon pagesa e subvencionimit të pemëve për vitin 2024 në vlerë prej 224 milionë denarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";