
Koalicioni VLEN po mban sonte mbledhjen e përbashkët, që siç u informuan mediat do të diskutohen ngjarjet e fundit politike brenda koalicionit, informon Telegrafi Maqedoni.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke hyrë në mbledhje tha se është takim i rregullt, duke mos ndarë detaje të tjera nga pritshmëritë e mbledhjes.
“Takim i rregullt që mbahet çdo javë. Besoj të vazhdojmë bashkë…”, tha Taravari.
Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se do të vendoset për disa çështje koalicionuese deri në përfundim të mbledhjes.
Takim i rregullt, as i pari e as i fundit. Jo nuk çështja e ndarjes së Arbenit nga koalicioni. Do të shohim deri në fund…”, tha Ibrahimi.
Kujtojmë se mbledhje të ngjajshme VLEN ka pasur dhe disa ditë me herët ku është diskutuar pozicionimi i Taravarit brenda koalicionit.
Ministri Taravari ka shprehur ditëve të fundit disa pakënaqësi në funksionimin e VLEN-it, teksa tha se sipas anketave, shumica e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e koalicionit shqiptar në qeveri. /Telegrafi
The post Fillon mbledhja e koalicionit VLEN, Taravari dhe Ibrahimi deklarohen për media appeared first on Telegrafi.